Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, ka njoftuar policia, e cila ka thënë se rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshuar’.

Prishtinë 10.07.2021 ─ 08:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftim. (foto arkiv).