Elektricisti rrëzohet nga shtylla, arrestohet ‘punëdhënësi’

Një person në Gjilan është rrëzuar nga shtylla elektrike, derisa po kryente punë dhe ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë ‘punëdhënësi’ është arrestuar për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.

Gjilan 10.07.2021─09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ftuar viktimën mashkull kosovar që ti kryej disa punë elektrike. Viktima gjatë tentimit për të kryer punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)