Burri xheloz rrah të fejuarën, e bën për spital

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimë e kësaj dhune në të shumtën e rasteve janë gratë të cilat sulmohen nga burrat e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Dragash ku një vajzë është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, ku dhe ka marrë lëndime trupore.

Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor

Policia ka njoftuar se deri tek sulmi ka ardhur si pasojë e xhelozisë që i dyshuari ka pasur ndaj viktimës