“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale nga një nënë, ku shfaqet gjendja e rëndë dhe kushtet e vështira në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Insajderi.
Sipas saj, përderisa spitalet përballen me mungesa elementare, ministrat kujdesen vetëm për dukjen e tyre të jashtme.
“Spitalet pa çarçafa e pa kurfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi. Ftoj ministrin të krahasoj pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
Ymeri ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si po shpenzohen paratë e taksapaguesve, duke thënë se prioritetet e dikasterit të shëndetësisë janë të gabuara.
“Pyetja është pse nuk po ndrrohen për fëmijet çarçafat e shtrati, por po vizllojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, shkroi ajo.

