Një gjarër me gjatësi rreth 2 metra eliminohet në hyrje të një banese në Gjilan
Një gjarpër me gjatësi rreth 2 metra është eliminuar në hyrje të një banese në Gjilan, nga ish-zjarrëfikësi Ibrahim Xhelili.
“Sot në rrugën ‘Xhevat Ajvazi: në Gjilan, një gjarpër afër dy metra i gjatë, të cilin e kanë vërejtur banorët duke lëvizur në hyrje të banesave, është eliminuar pa kafshuar ndonjë banor”, ka thënë Xhelili.
Ai ka postuar edhe foto me gjarpërin nga vendi ku është asgjësuar./Mediafokus

