Kosovarit i gjendet pasaporta e RMV, gjobitet për ‘keqpërdorim dokumenti’

Një kosovar është gjobitur me 200 euro për shkak se në çantë i është gjetur një pasaportë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën dyshohet se mund ta ketë keqpërdorë për kalime kufiri në shtetet e BE.

PKK Dheu i Bardhë 10.07.2021─07:30. I dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollimit të dokumenteve (në dalje) ka prezantuar dokumentin- letërnjoftim të lëshuar nga MPB/RKS, por në çantën e tij është gjetur e sekuestruar edhe një dokument-pasaportë e lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut  në emër të një shtetasi të M.V-së, që dyshohet se, i dyshuari mund ta kishte (keq) përdor për kalime kufiri në shtetet e BE-së. Të dyshuarit pasi i është shqiptuar gjobë në shumë prej 200 €, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dokumenti-pasaporta, mbetet e sekuestruar derisa sa të paraqitet pronari legjitim i tij, thuhet në njoftimin e policisë.