Një gjilanas arrestohet për ‘keqpërdorim besimi’
Një person në Gjilan është arrestuar nën dyshimin për ‘keqpërdorim besimi’ pasi që nuk e ka kthyer veturën e marrë me qira, sipas marrëveshjes, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjilan 20.03.2021 – 17:00. Me datë 31.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte marrë një veturë me qira në një “rent a car”, dhe të njëjtën nuk e kishte kthyer sipas marrëveshjes, po ashtu nga ana e ankuesit është vërejtur se mungon libreza e qarkullimit të veturës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. (foto: ilustrim)

