Një gjilanas vdes duke peshkuar
Një person në Gjilan ka vdekur derisa ishte duke peshkuar. Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.
Gjilan 11.04.2021 – 10:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

