Një grua amerikane humb burrin dhe djalin nga koronavirusi brenda tri ditësh

Një grua nga Michigan ka humbur burrin e saj 35 vjeçar dhe djalin e vetëm në koronavirus brenda tre ditëve.

Sandy Brown së bashku me djalin 20-vjeçar i quajtur Fredi u përballën me sëmundjen e burrit dhe babait të tyre të dashur që humbi betejën me koronavirusin në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Detroit.

Djali i saj, u pranua në spital menjëherë pasi babai i tij, Freddie Lee Brown., 59 vjeç, u sëmur. Të dy përfunduan në Kujdesin Intensiv.

Pas vdekjes së burrit, gruaja po ngushëllohej me djalin e saj. Megjithatë, ai vdiq të nesërmen duke lënë nënën e tij krejtësisht vetëm dhe pa familje tashmë.

“Nuk ka as një fjalë të krijuar për të përshkruar dhimbjen time. Është e paimagjinueshme”, tha ajo, citon “Mail“.

Agonia për t’i thënë lamtumirë të dy burrave në jetën e saj u ndërlikua edhe më tej nga fakti pasi nuk ishte në gjendje të ishte me ta gjatë momenteve të fundit.

Tani në orën e saj të pikëllimit, nuk është në gjendje të ngushëllohet nga miqtë ose me një përqafim në funerale për shkak se duhet të izolohet në shtëpinë e saj.

Sandy nga Grand Blanc, në veriperëndim të Detroit ngeli shtatzënë në moshën 40 vjeçare.