Një grua arrestohet për braktisje të fëmijës
Një grua në Gjakovë është arrestuar për braktisje të fëmijës, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Gjakovë 26.10.2021-16:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh. Zyrtarët e QPS-së, fëmijën-djalin e braktisur e kanë dorëzuar te prindi-babai i tij, ndërsa e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

