Një grua humb jetën në aksidentin e mbrëmshëm afër liqenit të Livoçit

Një aksident me vdekje ka ndodhur dje pasdite në rrugën Gjilan-Prishtinë, në afërsi te pendës së Livoçit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan.

Drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra, pasagjerja ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë

Rr. Prishtinës te penda e liqenit të Livoqit, Gjilan / 17.07.2025 – 16:05. Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.