Një person arrestohet për ‘hyrje në sistemin kompjuterik’

Një person në Deçan eshte arrestuar për ‘hyrje në sistemin kompjuterik’ dhe është dërguar në mbajtje, njofton policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info

Deçan, 14.01.2021-19:00. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, në Policinë e Kosovës, pas marrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar një mashkull kosovar për veprën penale Hyrje në sistemet Kompjuterike pasi qe i njëjti përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur rrjetin ka ndërhyrë në platformat e ndryshme on-line.  Në cilësinë e provave janë sekuestrua, Një shtëpizë kompjuteri; Një llap top dhe Një telefon mobil. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.