Një grua në Obiliq aksidentohet për vdekje

Një grua në Obiliq është aksidentuar për vdekje nga një automjet në lëvizje. Drejtuesi i mjetit është arrestuar, njofton policia.

Fsh. Babimoc, Obiliq 04.10.2022 – 19:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e policisë.