Një grua nga Serbia dhe një burrë nga Kosova arrestohen në Gjilan për prostitucion
Dy persona, një burrë dhe një grua, janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për mundësim ose detyrim me prostitucion dhe që të dytë janë dërguar në mbajtje.
I dyshuari është kosovar, ndërsa e dyshuara është shtetase e Serbisë.
Gjilan 26.09.2022-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

