Një grua vdes pasi aksidentohet në autostradën Prishtinë-Lipjan
Një grua ka vdekur në QKUK pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagët e aksidentit në rrugën Prishtinë-Lipjan, ku ka goditur me veturë shtyllën e një ure.
Autostrada Arbën Xhaferi KM5 Prishtinë Lipjan (NN) 03.02.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, thuhet në njoftimin e policisë.

