Një grup prej gjashtë persona i bëjnë për spital tre veta, s’ka të arrestuar

Një grup prej gjashtë persona i bëjnë për spital tre veta, shkruan gazeta online mediafokus.info. Rasti ka ndodhur më 23 mars në Prishtinë.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë,  23.03.2021 – 20:35. Është raportuar një rast rrahje në mes te disa personave, ku në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur viktimat: dy  meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, që disa prej tyre i kanë identifikuar dhe të njëjtin janë larguar prej vendit të ngjarjes. Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej te lënduarve, pas ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Mediafokus.info/