Një i burgosur ndërron jetë në QKUK
Një i burgosur, i cili po vuante dënimin në Dubravë, ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte i shtrirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
QKUK Prishtinë 06.08.2022 – 17:21. Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.