Një i ri në Ferizaj u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Ferizaj, ku një i ri u gjet i vdekur në banesën e tij.
Rasti ka ndodhur në orët e pasdites dhe viktima është gjetur nga motra e tij i shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete.
Sinjali ka mësuar se i riu që vdiq është Egzon Baliu, rreth 26-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë ekipin mjekësor të Emergjencës.
Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut dhe më pas është tërhequr trupi i pajetë për t’u dërguar për obduksion.
Në vendngjarje, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë informacionet e para për këtë rast të rëndë.
Dyshimet e para lidhen me përdorimin e tepërt të barnave nga tani i ndjeri dhe një gjë e tillë pritet të konfirmohet nga ekspertiza.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti dhe do të ndërmerren veprime tjera brenda afatit ligjor.

