Një i ri në Pejë goditet për vdekje nga betonjerka

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga një kamion me beton, teksa po lëvizte prapa.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bogë të Rugovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.