Një i ri nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani
Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte.
Sipas informacioneve, ai ka vdekur si pasojë e një aksidenti.
Vdekja tragjike e Florentit ka tronditur zemrat e të gjithë atyre që e njohëm.
Ai ishte një djalë plot jetë, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, gjithmonë i buzëqeshur dhe i dashur për të gjithë.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin si njeri të ndershëm e të respektuar”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Halitit, i cili shprehu mbështetje dhe lutje për familjen në këto momente të rënda.

