Një i ri nga Kosova humb jetën nga rryma në Kukës
Një 28-vjeçar në Kukës ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
I riu nga Kosova, sipas mediave shqiptare, po punonte per instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij në Perbre kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Në punë e sipër ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi edhe jetën.
Në vendngjarje policia e Kukësit po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes.