Një i vdekur, 12 raste pozitive me Covid

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë.