Hidromorava demanton deputeten: Hapja e puseve të reja kushtoi 191 mijë euro

Kompania Regjionale e Ujërave Hidromorava, ka reaguar ndaj pohimit të deputetes së Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila ka thënë se për hapjen e puseve të reja janë shpenzuar 280 mijë euro.

Sipas Hidrmoravës, kjo nuk është e vërtetë, duke informuar se hapja e puseve të reja kushtoi 191 mijë euru.

Ja reagimi i plotë i kësaj ndërmarrje:

Kru “Hidromorava” sh.a. Gjilan për hirë të korrektësisë dhe transparencës pikë së pari ndaj konsumatorëve dhe të gjithë opinionit demanton shkrimin në rrjetet sociale të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Arbreshë Kryeziu-Hyseni se “janë shpenzuar 280 mijë euro për hapjen e dy puseve dhe shtëpizave” tek rruga Marie Shllaku.

Dëshirojmë të njoftojmë deputeten e nderuar dhe gjithë opinionin se vlera investive për hapjen e dy puseve të reja në lagjen “Fidanishtja” dhe rehabilitimin e tre puseve te kazerma e FSK-së arrinë vlerën e 191 mijë eurove dhe jo atë që pretendon deputetja.

Me këto investime janë funskionalizuar tre puse te kazerma e FSK-së, ku mometalisht janë duke operuar vetëm dy me kapacitet 16 l/s.

Te lagjja “Fidanishte” janë hapur dy puse, ku pritet vetëm marrja e pëlqimit për kyçje në rrjetin elektroenergjetik nga organet kompetente të KEDS-it , dhe pranimi i analizave përfundimtare bakterologjike dhe fiziko-kimike ku mostrat e ujit janë dërguar në institute laboratorike në vend dhe jashtë vendit për tu siguruar që uji i puseve plotëson standartet e lejuara për konsum.

Pas funksionalizimit të këtyre tre puseve tjera, një te FSK-ja dhe dy të “Fidanishtja” do të rritet kapaciteti edhe për 20 l/s.

Këto investime janë bërë si fazë emergjente me mjete vetanake 60 % nga Komuna e Gjilanit dhe me 40% ka participuar KRU “Hidromorava” sh.a. Gjilan.

Problemi i zgjidhjes afatgjate të furnizimit me ujë do të bëhet në vazhdim duke besuar në përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe duke shpresuar që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë partiake do të ngrisin zërin e tyre për të investuar në rritjen e kapaciteteve duke ndërtuar diga të reja në Regjionin e Anamoravës.

Me respekt!

Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” sh.a.

Gjilan

/MediaFokus/