Thaçi: Lajm tronditës, organet e shtetit urgjentisht ta zbardhin vrasjen e tmerrshme

Pas vrasjes së veprimtarit Qerim Kelmendi, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes profilit të tij në Facebok, Thaçi ka shkruar se është tronditur nga kjo vrasje e luftëtarit më të hershëm të UÇK’së.

Ja reagimi i plotë i presidentit Thaçi:

Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë.

Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore! HTH