Haradinaj kërkon nga organet e drejtësisë ta zbardhin vrasjen makabre të Qerim Kelmendit

Haradinaj ka reaguar pas vrasjes makabre të ish ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, të cilit iu dogj edhe trupi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin.

“Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rasti”, ka shkruar Haradinaj./MediaFokus/