Një i vdekur, 28 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, është raportuar vetëm një vdekje, derisa 28 raste kanë rezultuar pozitive nga 3.025 mostra të testuara. Rasti i vdekjes është nga komuna e Prizrenit (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.382 nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 të vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 133 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 102.652, kurse i rasteve aktive – 2.487.
Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.

