Një i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.904 mostra dhe vetëm 14 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes, i cili është nga komuna e Rahovecit (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.258, ndërsa i vdekjeve – 2.240.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 93 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 101.467, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

