Një i vdekur, dy të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në Duhël

Një aksident në Duhël ku janë përfshirë tri vetura, ka përfunduar me një të vdekur dhe dy të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.