Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19
Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të enjten në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton Mediafokus.info.
Në 24 orët e fundit janë testuar 2666 mostra.
Aktualisht janë 733 raste aktive me COVID-19, në nivel vendi.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3730 kosovarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 90217./mediafokus.info/

