Një i vdekur e 7 raste të reja me COVID-19

Një i vdekur e 7 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të dielën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton Mediafokus.info.

Në 24 orët e fundit janë testuar 2117 mostra.

Aktualisht janë 434 raste aktive me COVID-19, në nivel vendi.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1907 kosovarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 98277./mediafokus.info/