Një i vdekur, mbi 900 raste pozitive brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 918 raste të reja me coronavirus, derisa një person ka vdekur.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,557 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.90%.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,401 pacientë.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 9,926.