Një ilaç kundër kancerit të pankreasit po quhet zbulimi më i madh në dekada

Një pilulë e re po quhet përparimi më i madh në trajtimin e kancerit të pankreasit në dekadat e fundit.

Ilaçi quhet daraxonrasib dhe prodhohet nga kompania amerikane Revolution Medicines.

Dr. Wungki Park, onkolog në Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork, i cili i prezantoi gjetjet e një studimi me 61 pacientë, tek të cilët sapo ishte diagnostikuar kanceri i avancuar i pankreasit, i përhapur edhe në organe të tjera, tha se „kjo është gjëja më e afërt me shërimin”.

Ai shtoi se kurrë nuk kishte parë kaq shumë tumore të zhduken te pacientët me kancer të përhapur.

„Imagjinoni, brenda 18 muajve sëmundja thjesht zhduket nga skaneri”, tha Park.

Shefja e organizatës britanike Cancer Research UK, Michelle Mitchell, e quajti këtë „hapin më të madh përpara që kemi parë në dekada” për të sëmurët me kancer të pankreasit.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se duhen ende studime të tjera.

Kanceri i pankreasit është ndër më vdekjeprurësit. Gjysma e të diagnostikuarve vdesin brenda tre muajve.