Një ish kryetar Komune e quan Gashin ‘kaposh mbi pleh’
Ish kryetari i Komunës së Kamenicës për dy mandate, Begzad Sinani, në emër të fshatit të tij Kopernicë, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurt, Shkëlzen Gashi, i cili tha se ‘UÇK ka kryer mbi 1000 krime kundër civilëve të pafshjshëm romë, ashkali e serbë”, shkruan portal Mediafokus.info.
Sinani e ka cilësuar Gashin ‘kaposh mbi plehë’.
Ja reagimi i tij i plotë:
Largimi, shkarkimi, suspendimi apo lirimi nga detyra nuk mjafton për KAPOSHIN MBI PLEHË Shkelzen Gashi.
Më duhet të reagoj pasi që edhe banorët fshatit tim ku jetoj, miqtë e mi, ISMAJLI , RAHIMI E SHEFIKI nuk do të arsyetonin heshtjen time.
– Jemi në prag të shënimit ditës së trisht, të
përvjetorit të radhës të fshatit Kopërrnicë
dhe rrethinë, të 11. Majit 1999, ku bie
Dëshmori i UÇK – së ISMAJL ISMAJLI.
– I përjetshëm do të mbetet kujtimi dhe vepra
heroike e Luftëtarit të Tri Luftrave, UÇK – së
UÇMB – së e UÇK – së, RAHIM BEQIRI –
Komandant ROK – i. Rënjen heroike në
Tetovën e Iliridës.
– Nuk kanë kaluar as një muaj të ndarjes fizike
nga Ne të Luftëtarit të Lirisë Shefik Beqiri –
Komandant “DARDANI” i ZOK të UÇK – së.
Nuk do të lejojmë të nëpërkëmbë askush sakrificën sumblime të Ish të Dënuarve Politik për Republikën e Kosovës.
Nuk do të lejojmë të hudhë gurë e baltë mbi kurorën dhe luftën e drejtë e të pastër të UÇK së për Liri.