Një medalje ari në Lojërat Olimpike ka vlerë 180 mijë euro

Lojërat Olimpike janë një garë madhore ku sportistët luftojnë për prestigj pasi mbajnë të veshur simbolet e kombëtareve të tyre.

Por të gjithë jemi kurioz të dimë vlerën e një medalje ari, të bronztë dhe të argjendtë. Para disa kohësh, presidenti i Komitetit Olimpik Italian bëri një deklaratë interesante duke thënë: ‘’Medaljet do të jenë një lloj kredie për sportistët, që në pamundësi të garimit u gjendën pa të ardhura’’, dhe vërtetë ashtu është.

Një medalje e artë ka vlerë 180 mijë euro, 20% më shumë se një medalje e artë në Lojërat Olimpike të Rio 2016. Një medalje e argjendtë vlen sa gjysma e një medalje ari, pra 90 mijë euro, ndërsa një medalje bronzi kushton 60 mijë euro. Shifër e madhe kjo, por që në fund mbetet si prestigj pasi sportistët marrin dhe shpërblime të tjera nga federatat.

Ndërkaq, për fituesin e Medaljes së Artë, shpërblim jep edhe shteti amë, që në rastin e Kosovës ky çmim është 100 mijë euro.