Një paciente nga Deçani dërgohet në Pejë për shkak të përkeqësimit të gjendjes

Para pak minutash një paciente me simptoma të helmimit është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Sipas stafit shëndetësor në QKMF-në, në Deçan ajo është referuar për në spitalin e Pejës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, transmeton koha.

Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha ka konfirmuar se deri në këto momente janë 55 pacientë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.