Një person arrestohet për ngacmim seksual të një femre në Gjilan
Një person është arrestuar në Gjilan për ngacmim seksual pasi që dyshohet ta ketë ngacmuar një femër, e cila e ka raportuar rastin në polici.
Gjilan 16.12.2020-13:00. Me datën 17.12.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 16.12.2020 kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila e ka raportuar rastin. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe pas procedurave policore është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

