Një person arrestohet për sulm ndaj sigurimit të spitalit në Gjilan

Sipas statistikave të policisë për periudhën 1-7 korrik 2020, në regjionin e Gjilanit kanë ndodhur 38 incidente dhe janë arrestuar e ndaluar 20 persona. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 8 aksidente trafiku me lëndime, 9 me aksidente me dëme materiale, kurse janë shqiptuar 735 gjoba (tiketa), ka thënë zëdhënësi rajonal i PK-së, togeri Ismet Hashani.

 “Armë mbajtje pa leje”

Me 08 korrik 20202, Policia e Kosovës njësiti i hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit  me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, kanë  bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të  dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Fshati Livoq i Ultë, Gjilan. Bastisja ka rezultuar pozitiv me ç ‘rast në shtëpinë e të dyshuarit janë  gjetur dhe konfiskuar një pushke automatike e llojit: AK-47 ngjyrë e zezë, kalibër 7.62 mm dhe një karikator i zbrazët. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës  dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, lënda shkon në procedurë të rregullt në PTh.

 “Sulm ndaj personit zyrtar” 

Me 01 Korrik  2020, rreth orës 19:50, ankuesi  shqiptar shtetas i Kosovës raporton në Stacionin Policor këtu në Gjilan se derisa ishte duke punuar si sigurim në spitalin gjinekologjik në Gjilan, i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës kishte tentuar të hyjë në katin e dytë të repartit gjinekologjik ku ishte gruaja e tij, dhe aty pas një fjalosje mes vete, i dyshuari e godet disa herë ankuesin ku i shkakton lëndime trupore. I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë  së Kosovës. Lidhur me rast është njoftuar prokurori dhe pas procedurave ligjore, po me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në  PTh, me kallxim penal si “Sulm ndaj personit zyrtar.

“Lëndim i lehtë trupor”           

Me 04 korrik 2020, rreth orës 17:35 Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar se në  fshatin Berivojcë  ka ndodhë një Incident. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se Viktima M.K.SH ka pas një bisede telefonike me të dyshuarin po M.K.SH lidhur me një borxh. Më pas ata ishin takuar dhe gjatë bisedës ka filluar përleshja mes tyre, ku ne përleshje është përfshirë edhe babai i të dyshuarit, i cili ka goditur viktimën me një brisk, me ç’ rast i shkakton lëndime trupore për çka edhe posedon raport mjekësor. Pas procedurave ligjore të intervistimit  me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar. Rasti procedohet në PTh i cilësuar si “Lëndim i lehtë truporë”.

“Sulm”                                         

Me 4 korrik 2020, rreth orës 14:00, Ankuesi  me banim në  fshati  Zhegër, komuna Gjilan ka njoftuar Policinë e Kosovës se është  sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit M.K.SH  deri sa ishte duke punuar në një kanal në pronë publike. Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar është ndalur në mbajte për 48 orë, ndërsa njeri është liruar. Rasti procedohet në PTh i cilësuar si “Sulm”. /mediafokus.info