Një person gjendet i vdekur në market

Një burrë është gjetur i vdekur në një market në Çagllavicë, njofton policia e Kosovës.

“Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport. (foto arkiv)