Një person i armatosur tenton ta rrëmbejë aeroplanin me udhëtarë

Një person i armatosur tenton ta rrëmbejë aeroplanin me udhëtarë aeroportin Schiphol të Amsterdamit. Pasagjerët dhe ekuipazhi janë evakuuar nga aeroplani, pas raportimeve se një burrë me thikë është munduar ta rrëmbejë fluturaken.

Policia ushtarake e Holandës i është përgjigjur thirrjeve, pas raportimeve se pasagjerët ishin marrë peng brenda një aeroplani.

Mediat lokale raportojnë se situata e tensionuar “ka përfunduar” tani, por nuk dihet se çfarë ndodhi që gjithë kjo situatë kaotike të merr fund.

Pasagjerët e tmerruar kanë treguar se si kanë dëgjuar britma në aeroport, derisa forca të shumta të policisë kishin krijuar kordonin për shkaqe sigurie, shkruan Telegrafi.

Televizioni holandez NOS ka raportuar se bëhej fjalë për rrëmbim, pasi sipas një burimi piloti i aeroplanit kishte shtypur butonin që sinjalizon rrëmbimin. Brenda këtij aeroplani ishin 27 pasagjerë./mediafokus.info