Një person i bën për spital tre meshkuj
Një person i bën për spital tre meshkuj. Policia e Kosovës, me anë të raportit 24-orësh, bën të ditur se në orët e para të ditës së djeshme, ka ndodhur një rrahje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka rrahur tre meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje.
Tre viktimat kanë pasur lëndime trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

