Një person në Fushë Kosovë dyshohet se kreu vetëvrasje

Një person në Fushë Kosovë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ai vdiq në spital, ku u dërgua nga familjarët.

Rr. Dëshmorët e Lirisë, Fushë Kosovë, 15.04.2021-23:47. Është raportuar  se viktima mashkull  kosovar  në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK  ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në nioftimin e policisë. (Foto arkiv)