Një person në Gjilan arrestohet për kanosje në familje, i sekuestrohet edhe një thikë
Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje pasi ka kanosur viktimën. Atij i është sekuestruar një thikë.
Gjilan 05.02.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për kanosje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).

