Një person në Kaçanik humb jetën nga aksidenti ndërmjet një veture dhe një traktori
Një person në Kaçanik ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një traktori, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Kaçanik (NN) 11.10.2020 – 18:50. Me 15.10.2020 – 03:36 është raportuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në mes të dy automjeteve civile (traktor dhe veturë) me ngasës m/k, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar ngasësi i veturës i cili ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe duke mos iu përballuar lëndimeve të marra sot ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në raport.

