Një person në Prizren humb jetën në aksident

Një person në Prizren ka humbur jetën pasi është aksidentuar me veturën e tij, njofton policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info 

Fsh. Gjonaj, Prizren 24.05.2021 – 21:10. Është raportuar se një mashkull kosovar është vetë aksidentuar me veturën e tij. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për obduksion.