Një person u gjet i mbytur në Seman

Një person është gjetur i mbytur në grykëderdhjen e lumit Seman. Personi është rreth 40-vjeç dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.