Një person vdes në market, derisa ishte duke blerë gjësende

Një person ka humbur jetën dje në një nga marketet ushqimore në Prishtinë, derisa ishte duke blerë gjësende, ka njoftuar policia e Kosovës.

Derisa ka qenë duke blerë gjësende, ai është alivanosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ambulanca ka arritur në vendngjarje, por mjeku vetëm ka mundur të konstatojë vdekjen e këtij personi.

“Një mashkull kosovar derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market, është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./mediafokus.info