Një pjesëtar i FSK-së është përfshirë në një aksident trafiku në regjionin e Gjilanit
FSK ka njoftuar se më 23 nëntor 2026, një pjesëtar i saj është përfshirë në një aksident trafiku në regjionin e Gjilanit.
Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti, janë duke u trajtuar dhe sqaruar nga organet përkatëse.
Si pasojë e aksidentit në trafik, pjesëtari ka pësuar lëndime, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë.
Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit, është stabile, thuhet në njoftim.

