Një postieri i grabiten paratë nga maskat
Një punëtor poste në Mitrovicë ka raportuar në polici se i janë grabitur para nga tre persona me maska anti-Covid, derisa ishte duke e dërguar një porosi te një klient.
Rr. Elbasani, Mitrovicë Jugu, 10.05.2021-15:05. Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste, ka raportuar se derisa e kishte dërguar një porosi te një klient me veturën me targa vendore, tre persona të panjohur të maskuar me maska anti Covid nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe kane ikur ne drejtim të panjohur. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

