Megjithatë, u gjetën gëzhoja në Zubin Potok

Rasti i të shtënave me armë në pjesën e Zubin Potokut, vazhdon të hetohet nga policia, e cila njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. 

Fsh. Bude, Zubin Potok, 09.05.2021 – NN. Lidhur me rastin, me datë 10.05.2021 janë intervistuar 10 ankues, gjashtë meshkuj kosovar, dy femra kosovare, dy shtetas të huaj, ndërsa Njësitet policore se bashku me udhëheqësin e grupit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.