Vdes në QKUK gruaja që tentoi vetëvrasjen

Një grua ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pasi kishte tentuar të bëjë vetëvrasje.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar.

Rr. Nexhip Dragaj, Mitrovicë 08.02.2023 – 14:00. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se ka tentuar të kryej vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar lëndime trupore (dyshohet se viktima të ketë probleme mendore). Nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim.